Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti në Tiranë, ambasadorja de Sousa: BE të mbështesë reformat, Ballkani Perëndimor ofron mundësi për investime

schedule11:08 - 26 Nëntor, 2026

schedule 11:08 - 26 Nëntor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet dita e dytë e Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa deklaroi se BE duhet të mbështesë reformat për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, rajoni ofron sot mundësi të mira për investime.



“Ju nuk jeni periferia e europës, ju jeni pjesë e së ardhmes së europës.  Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm, për shkak të afërsisë, ekonomive të integruara. Sfida ëhstë ti forocjmë këto lidhje që ndihmojnë bizneset e rajonit të rriten.

Përfitimet e anëtarëismit nuk fillojnë ditën e anëtarësimit, por filloin shumë më shpejtë. Kjo është arsyeja pse BE është angazhuar edhe para anëtarësimit. Ne duam të operojmë mes kufijve të lirë, duam që kompaniotë të fitojnë duke nisur që sot, premisa e integrimit duhet të jetë e prekshme.

Qeveritë të shpejtojnë reformat, të forcojnë shtetin e së drejtës, ta bëjë ekonominë rajonale një realitet. Për BE do të thotë të vazhdojmë reformat, të reduktojmë barrierat. Ne po ndihmojë për të krijuar mundëistë për më shumë investime”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!