Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Ministri Hoxha: Rruga drejt BE-së, me ritme të shpejta

schedule10:56 - 26 Nëntor, 2026

schedule 10:56 - 26 Nëntor, 2026

TIRANË– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë fjalës që mbajti në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, tha se rruga e integrimit është përshpejtuar ndjeshëm.

Kryediplomati shqiptar theksoi se rruga drejt Evropës është investimi më i madh i vendit.

“Evropa është investimi ynë më i madh. Ballkani nuk është kopshti mbrapa i BE-së. Integrimi evropian dhe zgjerimi nuk mund të jenë dy biseda të ndryshme.



Rruga drejt BE është shpejtuar shumë. Ne do vazhdojmë të zbatojmë rregullat dhe standardet evropiane”, theksoi ai.

Ai u bëri thirrje investitorëve që të shfrytëzojnë mundësitë që ofron jo vetëm tregu shqiptar, por edhe ai i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!