Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sistem Unik për Gjobat, Rama: Krijojmë Regjistër Kombëtar. Kamera trupi për policët e inspektorët

schedule11:35 - 24 Nëntor, 2026

schedule 11:35 - 24 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sistemin e ri unik e-Gjoba, përmes të cilit gjobat do të bëhen plotësisht digjitale, të pagueshme, të apelueshme dhe të gjurmueshme.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se sistemi i ri synon t’i japë fund epokës së gjobave në letër dhe të krijojë një proces më transparent dhe të kontrollueshëm.

Sipas kryeministrit, qytetarët do të marrin njoftim të menjëhershëm përmes platformës e-Albania, ndërsa pagesa dhe apelimi i gjobave do të mund të kryhen drejtpërdrejt nga telefoni.



Rama theksoi se çdo gjobë do të ketë një numër unik, bazë të qartë ligjore dhe do të identifikohen të gjithë punonjësit përgjegjës për vendosjen e saj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se hapi i radhës është krijimi i Regjistrit Kombëtar të Gjobave. Ndërkohë, së shpejti pritet të nisë zbatimi i projektit për pajisjen e punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi, të cilat, sipas tij, do të jenë aktive gjatë gjithë kohës.

“Më në fund krijohen premisat të mbyllet një epokë e gjatë e gjobave të vendosura me gjoba letre. Tani mund të hyjmë në një epokë të re të vendosjes së gjobës nëpërmjet mjeteve të teknologjisë digjitale. Vjen njoftim i menjëhershëm, nëpërmjet platformës E-albania dërgon njoftim.

Janë edhe kategorizimet e gjobave në databaze,. Do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen drejtpërdrejt nga telefoni të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me rëndësi është të nënvizohet se nuk ka më një proces gjobitje pagjurmueshmëri, garantohet një rrjedhë e njëjtë një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat. Hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave që përmbyll një proces jo të lehtë, sepse ka qenë një punë e gjatë. Së shpejti nis edhe zbatimi i projektit për pajisjen e të gjithë punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi që do jenë aktive gjithë kohës”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!