VIDEO/ E vranë në Francë, vjen në Shqipëri trupi i Brunildës: Nëna kërkon djemtë nga burgu

schedule13:34 - 11 Janar, 2020

schedule 13:34 - 11 Janar, 2020

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati Brunilda Kovaçi, e cila u gjend e vrarë dhe pjesërisht e vdekur më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës.

37-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit. Policia arrestoi më pas një të ri që punonte si kamionist me akuzën se e kishte vrarë Brunildën. Në dëshminë para policisë ai deklaroi se një moment e kishte humbur arsyen duke kryer krimin.

Gazetari Artan Diko raporton për abcnews.al se nëna e Brunildës kërkon që Drejtoria e Burgjeve të lejojë pjesëmarrjen në varrim të djemve të saj që ndodhen të dënuar.

“Kërkojmë djemtë që të varrosin motrën e tyre të dashur. Vini dorën në zemër se një motër e kishin. Ia masakruan atje, të mos vijnë edhe vëllezërit është turp i Zotit”, shprehet ajo.

Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve.

Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.

Policia tha se viktima ishte nga Shqipëria, ndërsa këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 37 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, tha ai.

37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë i kishte lënë në Shqipëri. /abcnews.al