Andres Iniesta vijon të aktivizohet me Vissel Kobe dhe të shijojë aventurën japoneze. 35-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me ekipin aziatik, teksa e pëlqejnë shumë në SHBA.
Katalanasja Sport raporton se Los Angelos Galaxy është rikthyer të interesohet për mesfushorin e madh dhe ka gati një ofertë super në aspektin financiar. Klubi amerikan kërkon një emër të madh pas largimit të Ibrahimovic dhe Iniesta shihet si i duhuri.
Drejtuesit e Los Angelos kanë nisur tratativat me agjentin e spanjollit dhe po bëjnë maksimumin për ta bindur që të largohet nga Japonia dhe të nisë një aventurë të re në MLS, kampionati i futbollit të SHBA. /abcnews.al