Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritol biznesit të luleve në Tufinë, dëme të vogla materiale

schedule10:10 - 16 Nëntor, 2026

schedule 10:10 - 16 Nëntor, 2026

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Tufinës, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në një dyqan lulesh.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, në ambientet e biznesit është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.



Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!