Talenti duket në çdo prekje të topit. Kështu ndodh këtë sezon edhe me Ernest Muçin, i cili në vazhdim të edicionit të kaluar të shkëlqyer, po jep një kontribut tepër të madh për Trabzonsporin, që pretendimet I ka më të mëdhatë vitet e fundit.
Lojtari ofensiv shqiptar, i cilësuar si një “numër 10 i vërtetë”, ndoshta nuk ishte aq vendimtar si në dy ndeshjet e kaluar, kur përkatësisht dha tri asistë, si dhe shënoi një gol e shërbeu një asist, por sërish u ndje në çdo aksion.
Pasimi I tij I mrekullueshëm I dha rastin e golit Mohamed Salahut, i cili u ndal nga portieri në duelin që Trabzonspori e fitoi 2-0 në fushën e Alaniasporit.
Më pas, erdhi momenti tjetër që duhej të kishte qenë asist i shqiptarit. Pasimi I tij për Salahun u prek nga një lojtar tjetër, dhe “Faraoni” egjiptian e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Me të drejtë, ish-ylli I Liverpulit bëri me shenjë nga Muçi, si njeriu që meritoi vlerësimet për krijimin e golit. Kjo është hera e dytë në tri ndeshjet e fundit, që ylli kuqezi realisht krijon gola, por sipas rregullores nuk i njihet asist.
Kjo ngjau në sfidën e fituar 4-3 në fushën e Rizesporit, kur lojtari i Shqipërisë i dha tre pasime për golat, gjithashtu krijoi një tjetër, pasi gjuajtja e tij u devijua nga portieri dhe u dërgua në rrjetë nga shoku I skuadrës.
Pra, Muçi duhej të kishte 8 asiste dhe 3 gola në vetëm 10 ndeshje të Superligës turke, ndërsa realisht ka 6 pasime për gola dhe 3 rrjeta. Trabzonspori ndërkaq është ngjitur në vendin e dytë në ligë, me 25 pikë, ndaj 28 të Gallatasarajit kampion dhe kryesues./abcnews.al


