Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter zbret Como “në tokë”/ Kampionët e Serie A fituan pastër 2-0 ndaj skuadrës së Fabregas

schedule12:44 - 9 Nëntor, 2026

schedule 12:44 - 9 Nëntor, 2026

Iu kthyen cinizmit dhe patën sukses. Kampionët e Italisë, futbollistët e Interit, arritën fitore në sfidën e radhës në Serinë A, madje duke kaluar një kundërshtar që pritej me shumë shqetësim si Komo.

Në një derbi të vogël të Lombardisë, miqtë për fat të keq nuk ishin vetvetja, jo si “hirushja” e dy sezoneve të fundit në Itali e madje edhe në Champions.

Zikaltërit patën epërsi, edhe pse përdorën cinizmin, siç thamë, duke I lënë miqve më shumë zotërim topi, 57 për qind, por shumë më pak gjuajtje.



Një Inter i ekuilibruar, i bashkuar dhe i fortë në gjysmëfushën e tij, ia doli 2-0 me gola të shënuar nga Pio Espozito që në 12’, dhe pastaj Markus Turam në 19’.

Pra, tepër shpejt. Të besuarit e trajnerit Kristian Kivu patën epërsi në statistikat e tjera të lojës.

Ata gjuajtën 10 herë drejt portës ndaj vetëm 4 të Komos, dhe 6 i patën në kuadrat, kundrejt vetëm një.

Trajneri mik, Fabregas, pranoi se kampionët ishin më të fortë dhe shtoi se skuadra e tij duhet të shohë përpara.

Suksesi bëri që lombardët të jenë tani vetëm një pikë prapa kreut të Serisë A që mbahet nga Lacio me 29 pikë, ndërsa janë luajtur 11 javë deri tani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!