Rezultatet ndoshta ishin të gënjeshtërt.
Partizani kishte dhënë më shumë në fushë, në ndeshjet e fundit të Superligës, sesa kishte marrë, dhe trajneri Karoglan dukej dëshpëruar.
Gjithsesi, fatin nuk mund ta kesh gjithmonë kundër, sidomos kur përpiqesh ta ndryshosh, dhe për të kuqtë erdhi një sukses I rëndësishëm, që ishte I dyti radhazi.
Pas suksesit në Durrës ndaj Teutës, erdhi tripikëshi I dytë edhe ky jashtë fushe, në stadiumin e Laçit.
Kurbinasit u mundën nga një gol I vetëm, I shënuar herët që në minutën e 19-të nga Spahiu me penalltinë që u duk se ishte e drejtë.
Natyrisht, nuk mund të thuhet se ishte një shëtitje.
Kryeqytetasit patën shumë vështirësi, pasi Laçi është skuadër e fortë, sidomos në fushën e saj, ndaj edhe rriti presionin pas pushimit.
Majti, Traore, Nerguti dhe sërish Traore patën mundësi të paktën për të barazuar, por herë I ndaloi portieri Qirko, herë mbrojtja, dhe herë gabuan vetë.
Partizani u mbajt deri në fund, ndërsa kurbinasit rrezikuan edhe në sekondat e fundit.
I dyti trajner kroat I Superligës shqiptare, Karoglan pati një fundjavë të lumtur, ashtu si Klafuriç I Tiranës, dhe të kuqtë arritën fitoren e partë në Kurbin pas 3 viteve.
Pozicioni në tabelë është ende I vështirë dhe I rrezikshëm, me vetëm 10 pikë, por duke pasur 6 në dy ndeshjet e fundit, e duke e ndjerë që ekipi është në rritje, optimizmi nuk mungon aspak.


