Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan vunë re një burrë të dyshimtë në një makinë të parkuar pranë rezidencës së presidentit.
Një kontroll zbuloi se automjeti ishte raportuar i vjedhur dhe përmbante tre armë zjarri dhe dhjetëra fishekë. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i dyshuari, shtetasi venezuelian Ronny Yordrix Guanipa Crinos, pretendoi se po dëgjonte zëra që e urdhëronin të udhëtonte për në Uashington dhe të vriste Donald Trump.
Departamenti gjithashtu pretendon se burri hyri ilegalisht në SHBA përmes Teksasit në mars të vitit 2024.
Ai është akuzuar për disa vepra penale, duke përfshirë posedimin dhe mbajtjen e paligjshme të armëve të zjarrit, dhe mbetet në paraburgim./abcnews.al


