Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për thashethemet që rrethojnë kampin e kuqezinjve, si dhe foli për të ardhmen e Krzysztof Piatek, i cili duket pranë kalimit te Tottenham Hotspur. Strategu italian foli për shumë tema të tjera, por më shumë u ndalua te merkato.
CALDARA – “Ne kemi bërë vlerësime teknike dhe fizike dhe besojmë se mund ta përmirësojmë skuadrën me lojtarë të tjerë”.
POLITANO – “Nuk më pëlqen të flas për lojtarë që nuk janë në skuadrën time. Nuk është detyra ime për t’u marrë me tregun e transferimeve. Ne jemi gati për ndeshjen tjetër, shpresoj që së shpejti të vijë një mbrojtës i ri.”
PIATEK – “Ne duhet të jemi aktivë në merkato, por duke pasur parasysh pozicionin tonë aktual, të gjithë duhet të jenë plotësisht të përqendruar vetëm te ndeshja e radhës. Piatek është thirrur dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme.” Kuqezinjtë përballen me Cagliarin në transfertë./abcnews.al