Kristiano Ronaldo është tërhequr nga kombëtarja e Portugalisë. Me një video të postuar në rrjetet sociale CR7 zyrtarizoi vendimin e tij.
Sulmuesi largohet nga përfaqësuesja luzitane pas 23 vitesh dhe shumë rekordesh të vendosura.
Ai ka luajtur 234 ndeshje dhe ka shënuar 146 gola, si realizuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
Ky vendim i Cristiano Ronaldo vjen pas përplasjes me trajnerin e kombëtares dhe largimit të tij në grumbullimin për ndeshjet e Ligës së Kombeve në tetor./abcnews.al


