Një zjarr ka përfshirë tarracën e një pallati në qendër të qytetit të Shkodrës.
Pas njoftimit për flakët, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi rrethanat e ngjarjes.


