Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha thirrje për protestë kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët e vet”/ Beqiri: Shqiptarët janë ndarë njëherë e mirë me Saliun

schedule13:56 - 31 Tetor, 2026

schedule 13:56 - 31 Tetor, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar protestën e dytë kombëtare të thirrur nga kreu i opozitës, Sali Berisha, për këtë të shtunë, 31 tetor, duke e cilësuar atë si një protestë pa mbështetje qytetare.

Në një intervistë për “News Line”, Beqiri deklaroi se shqiptarët janë distancuar përfundimisht nga Berisha, ndërsa pretendoi se në tubimet e tij marrin pjesë kryesisht persona të paguar.

Ai e cilësoi ish-kryeministrin si një figurë me ndikim të dobësuar politik dhe paralajmëroi se kjo, sipas tij, do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.



“Kapitulli i misionarit të Serbisë, Sali Berisha është mbyllur një herë e përgjithmonë. Shqiptarët e kanë kuptuar Berishës, që dogji Shqipërinë. Ato protesta, që në fakt ishin një akt badinteskt nga Shqipërisë, që dhe Berisha ka dorë, morën goditjen e duhur dhe Shqipëria e shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Berishën.

Ai bën thirrje për protestë kombëtare, por atje nuk i vijnë as familjarët e vet, por bandat e paguara. Fuqia e tij tashmë është zero dhe këtë do e shikojë ai akoma më mirë vetë në datën 9 maj, në zgjedhjet lokale, dhe fashisti i Ballkanit do të marrë atë drejtim që meriton”, tha avokati, Idajet Beqiri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!