Para Ministrisë së Arsimit, ka ndodhur një përplasje me debate të ashpra mes protestuesve dhe deputetëve e militantëve të PD. Qytetarëve kërkojnë largimin e deputetëve të PD dhe militantëve që të largohen nga protesta, ndërkohë këta të fundit këmbëngulin që të bashkohen.
Gazetarja e ABC News, Bleona Prengezaj raporton se deri më tani situata paraqitet e qetë pa akte dhune, ndërkohë që numri i protestuesve vazhdon që të mbetet i ulët.


