Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

schedule12:41 - 30 Tetor, 2026

schedule 12:41 - 30 Tetor, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se të premten ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

Pas largimit të Hoxhës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Të enjten, Policia pezulloi nga puna 11 zyrtarë policorë për trajtimin e ngjarjes së rëndë ku u vra Arlinda Zekaj, përfshirë ushtruesin e detyrës së drejtorit rajonal të Pejës, shefin e hetimeve rajonale, komandantin e stacionit policor, zëvendëskomandatin, shefin e hetimeve, ushtruesin e detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandantin e nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.



Për rastin e Zekajt janë pezulluar nga puna edhe kryeprokurorja e Prokurorisë në Pejë dhe prokurorja e rastit – Lumturije Vuçetaj dhe Arlinda Nallbani Gacaferri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!