Gazetarja Erblina Mile ka komentuar draftin e Buxhetit të vitit 2027, duke u ndalur te fondet e parashikuara për shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën, si dhe te projektet që pritet të vijojnë gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas saj, për shëndetësinë është parashikuar një fond prej 1.1 miliardë lekësh për barnat, ndërsa për arsimin fondi i ministrisë arrin në 67.9 miliardë lekë, ku 1.1 miliardë lekë janë parashikuar vetëm për bursa.
Sa i përket infrastrukturës, gazetarja theksoi se fondi i parashikuar është 75.45 miliardë lekë.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bypass-it të Elbasanit, si dhe të një sërë projektesh të tjera që pritet të vijojnë gjatë vitit 2027.
“Kemi pasur prezantimin publik të drafteve që janë hedhur për konsultim. Shëndetësia ka një fond prej 1.1 miliardë për barnat, arsimi ka shtesë të fondeve, 67.9 miliardë lekë fondi për këtë ministri dhe 1.1 miliardë është vetëm për bursat. Për infrastrukturën janë 75.45 miliardë lekë.
Për vitin e ardhshëm do të jetë vijim i projekteve në fazë tenderimi apo janë në zbatim. P.sh., Kombinat-Plepa apo Rruga e Ndroqit. Zgjerimi i autostradës do të vijojë, bypass-i i Elbasanit është shumë i rëndësishëm dhe një sërë projektesh të tjera.” / abcnews.al /


