Ishte një moment shumë delikat. Reali i Zhoze Murinjos po përjeton një sezon të vështirë në La Ligën e Spanjës, dhe ndoshta shpresa e vetme e sezonit mbetet në Champions, aty ku kaq shpesh ka shpëtuar nderin dhe ka fituar lavdinë.
Prova e vështirë në stadiumin “Olimpiko” të Romës u kalua me sukses, veçse madrilenët u desh të kalonin një “kalvar” të vërtetë.
Roma vendase luajti shumë mirë, dhe jo vetëm iu përgjigj në çdo moment spanjollëve, por edhe ishte në avantazh në pjesën më të madhe të kohës.
De Ron kaloi italianët përpara që në 20’, ndonëse Kilian Mbape barazoi shpejt për rekordmenët e titujve në Champions.
Në nisje të pjesës së dytë verdhekuqtë e trajnerit Gasperini goditën shpejt dhe hero ishte ai që pritej.
Sulmuesi holandez, Malen, shënoi në minutat 51 e 57.
U duk e përfunduar, aq më tepër që të besuarit e Murinjos nuk po krijonin dot epërsi, por gjithsesi klasi, përvoja dhe krenaria madrilene e treguan veten.
Espi nisi kthesën 7 minuta para fundit, pastaj braziliani I ri, Endrik, barazoi dy minuta më pas, dhe mbyllja ishte dramatike.
I takoi mbrojtësit gjerman, Rydiger, që të bëhej heroi në minutën e 90-të, në një nga fitoret më të mëdha dhe më të vështira të Realit në historinë e tij në Ligën e Kampionëve.
Madridi ka 6 pikë në dy ndeshje, ndryshe nga La Liga, në të cilën ka mbetur prapa Barcelonës.


