Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë”/ Integrimi, Bimo: BE ka mbyllur sytë ndaj reformave

schedule21:01 - 13 Tetor, 2026

schedule 21:01 - 13 Tetor, 2026

“Shqipëria avancon në procesin e integrimit europian, por ritmi i mbylljes së kapitujve të negociatave ngre pikëpyetje mbi peshën që po i kushton Bashkimi Europian reformave.”

Kështu u shpreh ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, në emisionin “Real Story”, duke argumentuar se zhvillimet gjeopolitike po ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ukrainës.

Deklaratat e tij vijnë pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të zhvilluar sot në Luksemburg, ku u formalizua mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Bimo ngriti gjithashtu shqetësime për zbatimin e reformave, funksionimin e institucioneve dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë ndaj qytetarëve.



“Vrulli i europianëve për të integruar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Ukrainën është më shumë për t’iu kundërvënë SHBA-ve, që ne nuk jemi drejt zhdukjes. Nuk po i intereson shumë se çfarë po ndodh me reformat. BE po mbyll sytë.

Është shumë mirë që ne po avancohemi. Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë. Janë gjëra shumë të thjeshta që duhen bërë, dhe që duhet pak vëmendje.

Kam shumë respekt për policisë, por para se të vënë gjobë marrin 7 herë në telefon mua më vjen shumë turp kur e shikoj. Drejtësia e pavarur kur jep vendime që janë katërçipërisht në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtësi të pavarur, drejtësia duhet t’u përgjigjet qytetarëve”, tha Roland Bimo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!