Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të gjithë sytë në Madrid/ Atletico pret Manchester United në një duel vërtet të madh

schedule12:41 - 13 Tetor, 2026

schedule 12:41 - 13 Tetor, 2026

Është padyshim dueli më i madh i mbrëmjes. Atletiko e Madridit pret Mançester Junajtidin, në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve, dhe atmosfera në stadiumin “Uanda Metropolitano” do të jetë e shkëlqyer.

Mbi 70 000 spektatorë presin një tjetër sukses të ekipit të tyre të zemrës që është mjaft në formë këtë sezon. Atletiko, për fatin e mirë të tifozëve vendas, nuk ka asnjë problem.

Dëmtimet nuk ekzistojnë, as pezullimet dhe asnjë lojtar nuk është në dyshim. Bardhekuqtë janë në formë shumë të mirë pas fitores 2-1 ndaj Realit para ndërprerjes së La Ligës, dhe 2-1 në fushën e Alaveshit pas rifillimit.



Jo më kot, të besuarit e trajnerit Diego Pablo Simeone janë në vend të dytë në kampionatin spanjoll, me një pikë më shumë se Reali. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid vërtet e ka nisur shumë mirë Championsin, por ky vit duket tepër i vështirë.

Fitorja 4-0 ndaj Sabahut në “Old Traford” nuk ka pasur vazhdimësi. “Djajtë e kuq” janë më mjaft probleme, ndërsa edhe forma në Premier Ligën angleze nuk është më e mira.

Trajneri Majkëll Karrik, nuk ka sulmuesin e rëndësishëm Sheshko, po ashtu as mbrojtësin holandez, Dorgu, holandezin tjetër të mbrojtjes, De Ligt, Mazrauin, Ugarten dhe anglezin Tom Hiton.

Anglezët nuk kanë mundur të fitojnë në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në të gjitha konkurrimet, pasi pësuan gol dhe barazuan 1-1 ndaj Totenhemit në “Old Traford” fundjavën e kaluar në kampionat.

Edhe parashikimet janë në favor të Atletikos, që jepet fituese me kuotën 2 për rezultatin “1”, ndërsa suksesi mik kuotohet vetëm në 3.75./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!