Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi përplaset me kamionin, 11 viktima dhe 27 të plagosur

schedule16:03 - 11 Tetor, 2026

schedule 16:03 - 11 Tetor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor në rajonin e Akhisarit, në Manisa të Turqisë. Një autobus turistik u përplas me një kamion, duke shkaktuar të paktën 11 viktima dhe 27 të plagosur.

Sipas raportimeve të mediave turke, aksidenti ndodhi pranë pikave të pagesës së Akhisarit, në autostradën Gebze–Orhangazi–Izmir.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusin që përmbyset pas përplasjes. Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë, duke thyer xhamat e mjetit për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar brenda tij.



Autoritetet dhe ekipet e emergjencës u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe në transportimin e të plagosurve drejt strukturave shëndetësore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!