PSG nuk toleroi aspak St Etienne në Kupën e Ligës mbrëmjen e kaluar. Djemtë e Tuchel fituan 6-1 dhe u kualifikuan në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Kylian Mbappe shënoi golin e fundit të ekipit të tij, teksa foli në lidhje me rinovimin në fund të ndeshjes.
Kontrata me PSG-në i përfundon në verën e vitit 2022 dhe kampionët e Francës po bëjnë maksimumin për të firmosur një të re. Real Madrid qëndron pas dere dhe nuk heq dorë kurrë nga ëndrra Mbappe, teksa ky i fundit “tremb” tifozët me deklaratën e dhënë.
“Nuk është momenti për të folur për rinovimin e kontratës. Dua vetëm të luajt futboll për momentin dhe të jem i përqendruar në vijimin e sezonit“, është shprehur shkurt fenomeni francez. /abcnews.al