Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 10 tetor 2026

schedule08:02 - 10 Tetor, 2026

schedule 08:02 - 10 Tetor, 2026

Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Po ashtu, edhe orët e pasdites do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe gjatë natës shirat të jenë prezente në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C, temperatura më e ulët, deri në 23°C, që do të jetë vlera maksimale në rang territori.



Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!