8.4 miliardë euro ka arritur niveli i rezervës valutore në Shqipëri. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatohet se kjo shifër është një ndër më të lartat e regjistruara në vend.
Nëse vërejmë shifrat rritja e rezervës valutore rezulton me mbi 15% nëse e krahasojmë me fillimin e këtij viti ndërsa në janar kapte vlerën 7.3 miliardë euro.
Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja rezulton edhe më e fortë..
Rritja e rezervës në nivele rekord vjen në një periudhë kur flukset hyrëse të valutës mbeten të larta në Shqipëri sidomos gjatë verës çka lidhet me turizmin ,investimet dhe remitancat.
Banka e Shqipërisë rezulton se ka tërhequr vetëm në tre muajt e parë 140 milion euro kryesisht për efekt të kursit të këmbimit.
Rezerva valutore përbëhet nga asete financiare në monedha të huaja që mbahen nga një bankë qendrore për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.
Rezerva funksionon si një amortizator në rast krizash ekonomike globale, goditjeve në tregtinë ndërkombëtare ose fatkeqësive natyrore, duke garantuar që vendi mund të vazhdojë të importojë mallra jetike (si ushqime, energji apo ilaçe).


