Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lufta hibride është një shqetësim real”/ Eksperti: Shqipëria është përballur me sulme gjithëpërfshirëse

schedule21:00 - 5 Tetor, 2026

schedule 21:00 - 5 Tetor, 2026

Eksperti i sigurisë Faik Basha, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se lufta hibride përbën një shqetësim real dhe se Shqipëria është përballur me forma të ndryshme të saj.

Basha u ndal te sulmet kibernetike dhe mënyra se si zhvillohen fushatat hibride përmes rrjeteve virtuale, duke theksuar se krijimi i situatave të tilla kërkon përgatitje dhe investime afatgjata.

Sipas ekspertit, zhvillimi i teknologjisë ka bërë që informacioni dhe mobilizimi të përhapen shumë shpejt, ndërsa lufta hibride përdor të njëjtat burime njerëzore dhe financiare, por i shtrin ato përmes rrjeteve virtuale.



“Shqipëria u përfshi në një luftë të gjerë të të gjitha institucioneve, sulmi kibernetik ishte gjithëpërfshirës. E njëjta gjë ndodhi pas ngjarjes në Zvërncec. Sot vetëm një orë të duhet për të organizuar një takim dhe për ta çuar lajmin apo për të mobilizuar. Lufta hibride merr të njëjtën kohë dhe financë dhe të njëjtat burime njerëzore por të shtrira nëpërmjet rrjeteve virtuale, dhe kjo nuk bëhet brenda ditës, por kërkon një kohë. Në Shqipëri investimi për të krijuar situatën që sapo pamë është shumëvjeçar”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se është e rëndësishme që sulmi hibrid të luftohet me transparencë.

“Luftës hibride duhet t’i përgjigjesh me transparencë të plotë. Të vërtetën ta faktosh dhe ta thjeshtosh”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!