Basha i përgjigjet kryeministrit: Ku ndryshon axhenda ime nga e Ramës

schedule19:08 - 8 Janar, 2020

schedule 19:08 - 8 Janar, 2020

“Vendi është në një krizë të thellë politike”. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët, duke iu përgjigjur kështu kryeministri Rama i cili tha nga Vjena se “kriza në Shqipëri është artificiale”.

Sipas Bashës fajin për këtë krizë e ka kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat para takimit në selinë blu me aleatët, Basha foli edhe për reformën e re zgjedhore, ku tha se “fajin e ka sistemi” mund të kthehet në një alibi, nëse nuk realizohen sipas tij ndarja e politikës nga krimi dhe shit-blerja e votës.

Në emër të PD dhe opozitës së bashkuar kam qenë dhe jam i hapur për të diskutuar me të gjithë qytetarët, se cili sistem do të aplikohet. Nisur nga praktika e 7 viteve të fundit, se cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, blerjen e votës dhe ndëshkimin e krimeve eklektorale nga një drejtësi e pavarur. Alibi se fajin e ka sistemi fatkeqësisht mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës”, u shpreh Basha.

Më tej kreu i demokratëve theksoi se opozita ështe e gatshme të hedhë çdo hap për ti dhënë fund krizës.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun. Vendi është në një krizë të thellë dhe këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre.  Axhenda e Ramës është pushteti i tij personal. Axhenda ime është ekonomia, demokracia dhe dinjiteti i shqiptarëve dhe në funksion te kësaj jemi të gatshmëm të hedhin cdo hap për ti dhënë fund krizës”, shtoi kryedemokrati.

I pyetur nga gazetari i Abc News, Juxhin Mustafaraj se nëse është e rrezikuar Shqipëria nga përshkallëizmi i tensioneve mes Iranit dhe SHBA, Basha u shpreh: “Liria dhe demokracia e vërteta kanë një cmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokarcinë ajo mund të zhduket. Unë jam krenar se si ministër i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërinë në NATO dhe besoj se kjo është një aleancë vlerash. Ne e kemi bërë të ditur qendrimim tonë të qartë përkrah NATO-s dhe  SHBA-së”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!