Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në katin e parë të një pallati shumëkatësh në lagjen “Apolonia” në Fier.
Zjarri ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për banorët e pallatit, ndërsa situata ka krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të godinës.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në kabinën elektrike.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupet përkatëse pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të incidentit.


