Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Welcome”, ambasadori amerikan nis detyrën në Tiranë/ Pritet nga Rama në Kryeministri: Takimi i mirëseardhjes

schedule10:20 - 30 Shtator, 2026

schedule 10:20 - 30 Shtator, 2026

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur takimet me autoritetet shqiptare pas marrjes zyrtare të detyrës.

Wendt ka mbërritur në Kryeministri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të kontakteve të para me drejtuesit e institucioneve në Tiranë.

Në përfundim të bisedimeve, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook edhe një foto nga takimi, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër;



“WELCOME. Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”, shkruan Rama.


Ambasadori i ri amerikan pritet të fokusohet gjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori amerikan nisi zyrtarisht misionin më 26 shtator, kur i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!