Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtënat gjatë aksionit antikanabis në Krujë/ Policia: Efektivi qëlloi në ajër për të larguar kafshët e egra të pyllit

schedule14:21 - 29 Shtator, 2026

schedule 14:21 - 29 Shtator, 2026

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.

Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.

Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.



Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!