Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri Ilir Hamolli është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga deklarimet paraprake të dhëna në urgjencë, dyshohet se i plagosuri dhe një person tjetër janë konfliktuar në fshat për bagëtitë. Më pas, konflikti dyshohet se ka përfunduar me përdorimin e thikës.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar dinamikën e konfliktit.


