Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet duke transportuar 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet një person në Shkodër

schedule12:36 - 28 Shtator, 2026

schedule 12:36 - 28 Shtator, 2026

Finalizohet operacioni i koduar “Transit”. Një person ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 16 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar edhe automjeti i marrë me qira.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi 3vjeç, banues në Tiranë.   Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Alijaj, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga Vendet e Treta (9 nga Afganistani, 5 nga Somalia, 2 nga Bangladeshi), që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e policisë.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!