Lionel Messi i ka shtuar repertorit të tij një tjetër “magji”.
“Pleshti” realizoi një gol spektakolar me Inter Miami në ndeshjen e fundit të Ligës Amerikane të Futbollit, por nuk arriti të evitojë humbjen e skuadrës së tij.
Ekipi kalifornian u mund 2-1 në fushën e Columbus Creë, ndërsa argjentinasi barazoi përkohësisht në pjesën e parë me një goditje dënimi.
Messi dërgoi topin në shtyllën e dytë nga një pozicion i prirët falë një trajektore që dukej e pamundur.
Por me topin në këmbë asgjë nuk është e pamundur për “Pleshtin”, që ngjitet në kuotën e 931 golave në karrierë.
Por më mbreslënëse se kjo shifër është ajo se 76 realizime të Messi kana ardhur nga goditjet e dënimit.
Në këtë mënyrë, sulmuesi argjentinas është vetëm dy gola larg rekordit të vendosur në vitin 1997 nga Marcelinho.
Realizimi i fundit i Messi vjen gjithashtu përpara grumbullimit me Argjentinën. “Pleshti” është ftuar me kombëtaren “albiceleste”, me të cilën do të luajë ndeshjen e fundit në karrierë në miqësoren e 6 nëntorit në Buenos Aires kundër Beninit.


