Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama u prezanton shqiptarëve në New York “Paketën e Maleve”: Është bërë për të gjithë ju

schedule20:35 - 26 Shtator, 2026

schedule 20:35 - 26 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para komunitetit shqiptar në Staten Island, New York, “Paketën e Maleve”, duke hedhur poshtë akuzat se nisma synon përfitime të paligjshme nga pronat në zonat malore.

Rama deklaroi se paketa është hartuar për të zgjidhur problematikën e ndarjes së pronave në male dhe për t’u dhënë mundësi pronarëve të zhvillojnë pronat e tyre.

“Besoj se keni dëgjuar të mirat dhe të këqijat për paketën e maleve, që ju thonë se është bërë për të vjedhur, por në të vërtetë paketa e maleve është bërë për të gjithë ju. Është ekskluzivisht për të adresuar një problematikë të ligjit, i cili nuk e ka zgjidhur dot çështjen e ndarjeve të pronave në male.

Paketa e maleve u jep mundësinë gjithkujt, që të paraqitet në bashkinë përkatëse, për të zhvilluar pronën e vet. Unë gjithmonë e kam besuar, që pavarësisht se turizmi në Shqipëri identifikohet me detin, por momenti që Shqipëria do të ngrihet në lartësinë e vet, do të jetë momenti kur malet të ngrihen në lartësinë e vet.

Prandaj qëndrova te paketa e maleve për t’iu siguruar që paketa e maleve është bërë për ata që kanë pronën atje dhe për askënd investitor tjetër”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!