Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA në Shqipëri, do t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt

schedule09:11 - 26 Shtator, 2026

schedule 09:11 - 26 Shtator, 2026

Këtë të shtunë, Eric Wendt do të dorëzojë letrat kredenciale tek Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për të marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

Të hënën, takimet e Wendt fillojnë nga ministria e jashtme, ndërsa më datën 2 tetor është parashikuar në Tiranë një ceremoni prezantimi i ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt.

Eric Wendt mbërriti ditën e djeshme në Tiranë. Ai u prit në aeroportin Nënë Tereza nga protokolli i shtetit dhe një përfaqësi e ambasadës amerikane.

Menjëherë pas mbërritjes, ai ka vizituar ambasadën e SHBA në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!