Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anulohet tenderi i fundit i dializës/ Më 11 shtator ishte shpallur fituesi për shërbimin në 5 spitale rajonale

schedule18:36 - 25 Shtator, 2026

schedule 18:36 - 25 Shtator, 2026

Anulohet  tenderi për ofrimin e shërbimeve për dializën në 5 qytete të vendit.Vendimi është publikuar  zyrtarisht në Agjencinë e e Prokurimeve  publike .

Tenderi me fond limit 4.59 miliarde lekësh është shpallur në 17 gusht të këtij  viti dhe parashikonte ofrimin e shërbimit të hemodializës për pacientët në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, dhe parashikonte ofrimin e shërbimit të hemodislizës për pacientët për një periudhë 4 vjecare.

Por nw garën për ofrimin e këtij shërbimi mori pjesë vetëm  vetëm kompania Diaverum AB e cila u shpall fituese.

Por pas disa ditëve procedura u anullua me argumentin se janë konstatuar “gabime  ose mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit”.

Tashmë, procedura për ofrimin e shërbimit të hemodializës në këto pesë qytete pritet të rihapet përmes një tenderi të ri.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se kur do të nisë procedura e re dhe nëse do të ketë ndryshime në kushtet e kontratës.

Aktualisht koncesioni për ofrimin e shërbimit të dializës ëshët në përfundim ndërsa  qeveria ka paralajmëruar se ky shërbim do të kalojë në shtet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!