Të hënën, në parlamentin e Kosovës do të ketë një deklaratë të përbashkët, në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale për katër ish krerët e UÇK.
Ishte deputeti i PDK Arian Tahiri që deklaroi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se për këtë pikë kanw rwnw dakord edhe me përfaqësuesit e forcave të tjera politike shqiptare.
Tahiri ka theksuar se, përtej deklaratës së përbashkët, rëndësi më të madhe ka nisma ligjore e dorëzuar nga PDK-ja, e cila tashmë është përcjellë nga Kuvendi në Qeveri.
Ai ka thënë se qytetarët kanë të drejtë t’u kërkojnë Kuvendit dhe Qeverisë për veprime institucionale.
Qytetarët e Kosovës dalin sot në protestë në 9 komuna të vendit në orën 17, të organizuar nga vetëranët e luftës, ndërsa Prishtina i pret protestuesit si çdo mbrëmje në orën 21.

