Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mungesa e Balliut, Maran: Nuk jam i shqetësuar për krahun e djathtë. Nga këto mungesa kam provuar gjëra të reja

schedule15:29 - 25 Shtator, 2026

schedule 15:29 - 25 Shtator, 2026

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka folur për situatën e skuadrës në prag të përballjes me Bjellorusinë, duke komentuar edhe mungesat në formacion. Maran tha se mungesat i kanë dhënë mundësinë të provojë alternativa të reja dhe se nuk është i shqetësuar për krahun e djathtë. Ai theksoi gjithashtu se ka disa opsione për këtë pozicion dhe se beson te lojtarët e grumbulluar.

“Disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësi të përgatiten. Nga këto mungesa kam provuar gjëra të reja dhe kam marrë sinjale pozitive. Kam shumë besim, që edhe nëse disa lojtarë nuk kanë mundësi për të luajtur 90 minuta, japin siguri se do të bëjnë mirë në fushë.

Nuk jam i shqetësuar për krahun e djathtë. Është Samuele Sina. Ismajli po ashtu ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Besoj se kemi disa zgjedhje.

Besoj se tani i njoh më shumë lojtarët. Kam pasur më shumë kohë për ti njohur. Tani njohja e lojtarëve është edhe e ndryshme. Varet nga karakteristikat, por edhe varet nga momenti ku janë në klubin. Besoj se kam zgjedhur dhe grumbulluar lojtarët në gjendjen më të mirë dhe ata që janë më të përshtatshëm për ndeshje”, tha Maran.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!