Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij amerikan Donald Trump do të takohen të martën në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas një burimi të cituar nga AFP, takimi është planifikuar për pasditen e së martës, sipas orës lokale.
Zelensky kishte deklaruar të dielën se gjatë një bisede telefonike me Trump, të zhvilluar më herët gjatë ditës, të dy presidentët kishin rënë dakord të takoheshin në Nju Jork, pa përcaktuar në atë moment një orar konkret.
Në fokus të bisedës pritet të jetë lufta në Ukrainë dhe përpjekjet për uljen e tensioneve mes Kievit dhe Moskës.
Sipas burimit të cituar nga AFP, gjatë telefonatës Trump përmendi edhe sulmet ukrainase ndaj objekteve të industrisë ruse të naftës.
/abcnews.al/

