Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bien” gjigandët e Londrës/ Chelsea dhe Arsenal shkatërrohen nga rivalët në Premier

schedule13:06 - 20 Shtator, 2026

schedule 13:06 - 20 Shtator, 2026

Sikur e kishin bërë me fjalë.

Dy skuadrat më të forta të Londrës, dy pretendente për titull, pësuan humbje të rënda, e që madje mund të quhen të turpshme në sfidat e radhës në Premier Ligën angleze.

Arsenali kampion i vendit e nënkampion i Europës dhe Çelsi fitues i Kupës së botës për klubet, u dorëzuan plotësisht.

Fillimisht, kapitullimi ishte për Blutë e Londrës të cilët u shkatërruan nga Brentfordi me shifrat 3-0.

Mëkat që në stadiumin e qytetit nuk ishin as 18 000 spektatorë për të ndjekur një fitore kaq të madhe e thuajse historike.

Gjithçka ndodhi pas pushimit, dhe kjo sepse portieri Dibu Martinez I shpëtoi miqtë në pjesën e parë.

Entoni në 61’, Igor Tiago në 83’ dhe Fabio Karvaljo në minutën e katërt shtesë sendërtuan suksesin për të mbiquajturit “Bletët”.

Çelsi bëri më pak gjuajtje, por sidomos ato në kuadrat ishin 6-2 për Brentfordin dhe trajneri Shabi Alonso, më parë tek Leverkuseni dhe Reali, duhet të mendohet mirë për të ardhmen.

Katastrofa e Arsenalit, ndërkaq, pritej edhe më pak.

Kampionët e Anglisë u mundën po 3-0, këtë të shtunë në stadiumin e Brajtonit, që është kthyer në kandidat për titull, ashtu si Brentfordi.

Në prani të rreth 32 000 spektatorëve, gjithçka ndodhi shumë më shpejt se në sfidën e Bluve të Londrës, që në pjesën e parë.

Kustulas, Gomezh dhe Gros ishin autorët e golave, të cilët e merituan plotësisht fitoren me 17-11 gjuajtjet në total dhe 5-2 ato në portë.

Edhe trajneri Mikel Arteta duhet të mendohet mirë sepse kjo disfatë tregon se suksesi nuk është aspak i garantuar, dhe se Mançester Siti mund të nisë të shkëputet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!