Në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj, në mesditën e sotme ka rënë zjarr. Ky është një fenomen i përsëritur gjatë kësaj periudhe, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Menjëherë, zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur pranë zonës së zjarrit për të izoluar flakët.
Vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet pranë banesave në fshatin Halilaj dhe përbën problem për banorët, për shkak të ndotjes së shkaktuar nga mbetjet./abcnews.al

