Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Si e sa rriten pagat e gjyqësorëve/ Koeficienti rritet me… 0.02 përqind

schedule18:01 - 14 Shtator, 2026

schedule 18:01 - 14 Shtator, 2026

Pagat për gjyqtarët dhe prokurorët është future në rrugë parlamentare.

Ishte Komisioni i Ekonomisë që diskutoi dhe vetëm me 8 vota të maxhorancës e miratoi atë, sipas variantit të dy propozuesve të PS-së.

Sipas draftit të socialistëve, vendimi I gjykatës kushtetuese zbatohet, duke nisur tek referenca e pagës bazë. Ashtu si ne ligjin e rrezuar nga kushtetuesja, kjo referencë do të bazohet serish tek paga e Presidentit, shumëzuar me koeficientin 0.38. Aktualisht ky koeficientë është 0.36, por që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk reflektonte pagën që u takonte gjyqtarëve dhe prokurorëve. E përkthyer ndryshe, kjo pagë do të jetë jo më e lartë se 91 për qind e pagës së Presidentit, që është në krye të piramidës së pagave në Shqipëri, mbi 500 mijë lekë të reja, bruto.

Përveç pagës bazë, në draft janë parashikuar dhe disa shtesa të cilat vijnë për pozicion apo vjetrësi pune. Për gjyqtarët e gjykatës së lartë dhe prokurorin e përgjithshëm, ka një shtesë edhe për vështirësi pune në masën 80 për qind, të pagës bruto fillestare.

Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë u shprehën pro propozimit, duke argumentuar se relflekton vendimin e gjykatës kushtetuese dhe është e përballueshme si fond nga buxheti I shtetit. Një tjetër pikë që do të saktësohet në vijim, do të jetë pagesat e prapambetura.

Gjykata Kushtetuese me argumentin se ka ulje të fshehtë të pagave, sipas formulës në fuqi, vendimi i saj ka efekt prapaveprues dhe pagesa sipas formulës së re, nis prej 1 prillit të 2023. Në total, kjo shtesë parashikohet të jetë në shifrën e 1.5 miliardë lekësh. Por këto do të paguhen përnjëherësh apo gradualisht? Kjo do të caktohet me ligj por ABC News ka mësuar se Këshilli I Ministrave ka dhënë mendim për Kuvendin, për ti shlyer këto pagesa në 2 vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!