Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tusk: Rusia po përdor armë të rrezikshme, rreziku po afrohet te kufijtë tanë

schedule22:23 - 13 Shtator, 2026

schedule 22:23 - 13 Shtator, 2026

Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar për një përshkallëzim të aktivitetit rus, duke theksuar se veprimet e Moskës po shfaqen gjithnjë e më pranë kufirit të Polonisë.

Deklarata e tij u bë gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme me drejtuesit e shërbimeve të sigurisë, të thirrur pas sulmit rus ndaj një treni në territorin ukrainas, pranë kufirit polak.

Sipas agjencisë polake PAP, Tusk tha se sulmet e fundit gjatë natës tregojnë se Rusia është e gatshme të përdorë mjete më të rrezikshme se ato të përdorura më parë, duke iu referuar veçanërisht dronëve me motorë reaktivë.

“Rusët janë të gatshëm të përdorin pajisje më të rrezikshme se ato që kanë përdorur deri tani, konkretisht dronë me motor reaktiv”, deklaroi Tusk.

Kryeministri polak paralajmëroi gjithashtu se javët dhe muajt e ardhshëm mund të shoqërohen me një rritje të ndjeshme të aktivitetit rus.

“Fatkeqësisht, nuk mund të përjashtojmë që ky përshkallëzim të shtrihet edhe në territorin tonë”, u shpreh Tusk.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!