Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ngërçi i pagave të magjistratëve, Rama: Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 € pagë më shumë se kolegu grek

schedule09:20 - 13 Shtator, 2026

schedule 09:20 - 13 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e magjistratëve, duke kundërshtuar rritjen e kërkuar të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rama ka krahasuar pagat e magjistratëve shqiptarë me ato të kolegëve në Greqi dhe Mal të Zi, duke argumentuar se diferencat janë të konsiderueshme.

Sipas tij, një gjykatës fillestar në Shqipëri aktualisht paguhet më shumë se një koleg në Greqi. Kryeministri e ka cilësuar vendimin për rritje të mëtejshme të pagave si të pajustifikuar.

“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!