Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi në Selenicë për reformën territoriale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se bashkimi Vlorë–Selenicë do të jetë në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve.
Sipas Ramës, bashkime si këto kanë edhe në funksion të për punën me fondet e anëtarësimit në BE.
“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve, racionalizimit të burimeve njerëzore në nivel vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkruan Rama./abcnews.al

