Mbrëmja e parë dhuroi gola dhe emocione, por ishte vetëm një shijim i asaj që pritet të sjellë faza e ligës në Champions.
Sfidat e mbrëmjes së dytë premtojnë sërish spektakël, pasi të tjerë favoritë zbresin në fushë për premierën e tyre në skenën më të madhe të futbollit europian për klube.
Pas dy triumfeve, Paris SG kërkon të shkruajë historinë duke fituar për të tretin vit radhazi trofeun.
Kampionët në fuqi nisin mbrojtjen e titullit në tempullin e tyre “Stade de Prince” kundër Slovan Bratislava.
Parashikimet janë të gjitha për skuadrën e Luis Enrique, pavarësisht nisjes zhgënjyese që I ka bërë sezonit në futbollin francez.
Në katër ndeshje, përfshirë edhe finalen e Superkupës, Paris SG ka dy humbje dhe dy barazime, por këto statitika nuk i pengojnë parashikimet për një fitore të lehtë për kampionët e Europës.
Një sfidë e madhe luhet në “Afield Road”, ku Liverpool do të presë Atletico Madrid. Aventura e të dy skuadrave në Champions nis me një test të vërtetë force.
Anglezët shihen si favoritë, pavarësisht se kanë shfaqur vështirësi në nisje e sezonit në Premier League. Nga ana tjetër, Atletico e Digo Simeone mbetet gjithmonë një “kockë e fortë” për të gjitha, sidomos kur bëhet fjalë për Champions League.
Një tjetër përballje që premton spektakël është ajo mes Napolit dhe Arsenal.
Pas suksesit në Premier Legue, kampionët anglezë kërkojnë edhe atë në Champions. Por shorti i përball menjëherë me një transfertë të vështirë si ajo në “Diego Armando Maradona”.
Ashtu si favoritët e tjerë, edhe “Topçinjtë” londinezë kanë në krahun e tyre parashikimet që presin fitoren e tyre kundër Napolit.
Në edicionin e ri të Champion debuton edhe Barcelona.
Kampionët e La Liga presin në shtëpinë e tyre Feyenoord. Skuadra e Hansi Flick e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Spanjë, ndërsa kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Champions, ku renditet mes ekipeve me kuotat më të larta për të fituar trofeun.

