Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët u përhapën/ Krujë, arrestohet 67-vjeçari

schedule12:49 - 8 Shtator, 2026

schedule 12:49 - 8 Shtator, 2026

KRUJË – 67-vjeçari Ibrahim Hasa(Kapllani) është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina bimore, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme.

Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar në fshatin Zallë, ndërsa si pasojë e përhapjes së zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale edhe në fshatin Halil, si dhe në zonat e njohura si “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit me inicialet I. H.(K.), 67 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 67-vjeçari kishte ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, me qëllim djegien e mbeturinave bimore. Flakët, për shkak të përhapjes, kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe duke djegur pemë frutore në Zallë dhe në zonat përreth.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!