Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kur mbaron kjo verë?! Gjoni: Shtatori sjell shirat, por vapa nuk ‘dorëzohet’ lehtë

schedule11:01 - 7 Shtator, 2026

schedule 11:01 - 7 Shtator, 2026

Pas një vere të nxehtë dhe një situate të vështirë me zjarret, Shqipëria po i drejtohet gradualisht një tjetër faze të motit. Shtatori sjell rikthimin e reshjeve, fillimisht në zonat malore dhe më pas edhe në pjesë të tjera të vendit.

Meteorologia e IGJEUM, Anira Gjoni, tha në studion e Abc së Mëngjesit parashikimin për ditët në vijim dhe atë që na pret gjatë muajit shtator.

A është kjo vala e fundit e të nxehtit? Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, por pritet një ulje graduale dhe një shtim i reshjeve.

Rikthimi i shiut vjen pas javësh me thatësirë dhe temperatura të larta, duke sjellë shpresë edhe për zonat e prekura nga zjarret.

Por moti ekstrem nuk është vetëm një problem shqiptar. Temperaturat rekord, zjarret dhe reshjet e forta po shqetësojnë gjithnjë e më shumë Europën dhe pjesë të tjera të botës.

Në sfond mbetet edhe fenomeni El Niño, që mund të ndikojë në temperaturat globale dhe në modelet e motit. Vera mund të jetë drejt fundit, por beteja me temperaturat ekstreme duket se do jenë edhe pak mes nesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!