Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur me shpejtësi duke regjistruar nivelin më të lartë në gati dy muaj. Një fuçi naftë e papërpunuar Brent, u shit me 97 dollarë për fuçi gjatë së hënës duke vazhduar një trend nga java e kaluar ku regjistroi një rritje me 8%. Kjo erdhi si pasojë e intensifikimit të sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit mbi anijet që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit dhe zona të tjera çka rriti shqetësimet për një ndërprerje të zgjatur të furnizimit nga Lindja e Mesme.
Forcat amerikane goditën tre anije cisterna iraniane nafte të shtunën, tha Komanda Qendrore e SHBA-së, përfshirë një në brigjet e ishullit Kharg, pranë qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit.
Anijet cisternë komercialë tani po përdoren qëllimisht si instrumente të presionit reciprok ekonomik, duke dobësuar ndjeshëm dallimin e mëparshëm midis konfrontimit ushtarak dhe transportit detar komercial sipas ekspertëve
Ndërsa qarkullimi i anijeve në ngushticën e Hormuzit mbetet minimal gjatë javës së fundit me një mesatare prej 10 anije mallrash në ditë më e ulëta që nga maji, treguan të dhënat nga firma analitike Kpler.
OPEC+ e mbajti të pandryshuar politikën e saj të prodhimit të naftës për tetorin në një takim të mbajtur së fundmi , tha grupi prodhues në një deklaratë, pasi duhet të bjerë dakord për kuota të reja përpara se të vendosë hapat e ardhshëm të prodhimit.
Një ngërç i zgjatur, me veprime ushtarake ka të ngjarë të vonojë rrugën drejt rimëkëmbjes së plotë të furnizimit në Lindjen e Mesme, thonë analistët .
Ndërkohë që një kthim në rendimentin e para luftës nuk pritet deri në fund të tremujorit të parë ose në fillim të tremujorit të dytë të vitit 2027.

