Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Viti i ri akademik rrit çmimet e qirave/ Eksperti: Qendra zona më e kërkuar. Rritja e çmimeve do të jetë më e moderuar

schedule14:29 - 7 Shtator, 2026

schedule 14:29 - 7 Shtator, 2026

 Procesi i rivlerësimit të pronave me tatimin e reduktuar 5% ka nxitur hedhjen e shumë banesave stok në treg, duke ndikuar direkt edhe në ecurinë e kredive. Eksperti i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, deklaroi në “Money Report” se kërkesa ka pasur një fluks të lartë gjatë muajve të verës, ndonëse dyndja mbetet më e ulët se në proceset e kaluara.

Sa i përket tregut të qirave dhe shitjeve, shtatori vijon me rritje çmimesh të nxitur nga kërkesa e lartë, ku qendra mbetet zona më e kërkuar.

Ndërkohë, zonat periferike si Paskuqani ofrojnë çmime më të përballueshme, por kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë. Në vijim, eksperti parashikon se trendi i çmimeve do të mbetet rritës, por me hapa më të moderuar.

“Janë hedhur shumë prona që rrinin stok dhe rrjedhimisht kanë ndikuar edhe në kreditë. Një tatim i reduktuar ka bërë që shumë prona të hidhen në treg. Kërkesa të shtuara ka pasur gjatë dy muajve të verës. Pavarësisht se në fillim ati një dyndje, por tani është më i ulët. Ka dhënë një impakt negativ në këtë pjesë.

Mendoj që në proceset e tjera kemi pasur më shumë dyndje, por ndoshta ndikon edhe fakti që rivlerësimi është 5% dhe nuk është pak. Sa u takon çmimet e qirave, zakonisht gjatë muajit shtator ka pasur gjithnjë rritje, e cila është e ndikuar nga kërkesa e shumtë.

Qendra është zona më e kërkuar. Në zonat periferike ka çmime më të përballueshme. Zona e Paskuqanit nëse do të kishte më shumë infrastrukturë do të ishte shumë e kërkuar edhe për çiftet.

Ka shumë klientë që nuk i duan studentët, pasi duhet të jenë më të rregullt me pikat e kontratës. E njëjta logjikë vlen dhe për shitjen e pronave, si qiraja. Trendi vazhdon të jetë rritës. Rritja e çmimeve do të jetë më e moderuar”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!