Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rivlerësimi i pronave me 5 përqind/ Tatimet: 140 milionë euro të kursyera në mars-gusht

schedule14:07 - 7 Shtator, 2026

schedule 14:07 - 7 Shtator, 2026

Qytetarët dhe bizneset kanë kursyer rreth 140 milionë euro nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme si rezultat i aplikimit të tatimin të  reduktuar prej 5%, krahasuar me normën e zakonshme prej 15%

Kjo shifër tregon ndikimin që ka pasur rivlerësimi për tatimpaguesit, duke ulur barrën fiskale dhe duke krijuar një përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset. Aplikimi nga individët realizohet online në platformën e-Albania ku duhet të jepen të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet.

Autoritetet rikujtojnë se afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 dhjetor 2026, ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve që të përfitojnë nga lehtësitë fiskale brenda afatit të përcaktuar. Ekspertët  theksojnë se rivlerësimi i pasurive krijon më shumë transparencë në treg, pasi pronat regjistrohen me vlera më pranë çmimeve reale të tregut. Kjo lehtëson transaksionet, redukton kostot për pronarët dhe nxit qarkullimin e pasurive të paluajtshme.

Njëkohësisht, procesi pritet të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, duke stimuluar investimet si dhe duke rritur formalizimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Të drejtën e kryerjes së rivlerësimit e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!